Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë, për festën e Shën Mërisë.

“Gëzuar të gjithë besimtarëve të krishterë, nga Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Shën Mërisë, apo siç njihet ndryshe “fjetja e Hyjlindëses”.

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Marisë. Ajo kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Maria iu bashkua të birit të saj.

Festa e Shën Marisë është një prej datave më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, pas Krishtlindjes dhe Pashkëve.

Kjo është një nga të kremtet më të ndjera e të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave e manastireve në vendin tonë dhe në gjithë botën ortodokse, kushtuar kësaj ngjarjeje. Në këtë festë ato kthehen në vende pelegrinazhi dhe veprimtarish të shumta.