Koronavirusi është futur përsëri në spitalin psikiatrik të Elbasanit “Sadik Dinçi”, duke rënduar situatën atje.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 10 pacientë të infektuar në këtë spital.

Mësohet se disa infermierë janë në pritje të tamponit. Elbasani është një ndër qytetet me situatë të rënduar të Covid-19, duke përfshirë mësues dhe edukatorë të prekur me koronavirus.

Kujtojmë se së fundmi janë regjistruar 602 raste pozitive dhe 8 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri.