Rihapen aplikimet për përfitimin e ndihmës financiare nga paketa e parë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit dhe individët që nuk kanë mundur të aplikojnë për përfitimin e pagës së luftës prej 26 mijë lekëve kanë mundësi për aplikuar duke filluar nga sot deri më 5 maj.
“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës Nr.1 “VKM Nr.254 datë 27.03.2020”, që aplikimet do të rihapen.nga dita e nesërme, datë 30.04.2020 dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.
Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme”. njofton Drejtoria e Tatimeve.
Nga kjo paketë përfitojnë të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë muaj. Po kështu brenda kësaj kategorie përfitojnë edhe të punësuar, të cilët kanë deklaruar pagë 0, si edhe familje në ndihmë ekonomike të cilët do të përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike./Shqiptarja.com