ATSH/ Shkolla e mesme e përgjithshme “Dhosi Liperi” në njësinë administrative të Sukthit do të rikonstruktohet tërësisht.

Në ambientet e shkollës u zhvillua prezantimi i vlerësimit teknik si dhe dy varianteve të projekt idesë, konceptuar dhe realizuar nga “Arkimade” Studio ku ishin të pranishëm përfaqësues të Bashkisë së Durrësit, të Drejtorisë Arsimore, drejtoresha dhe mësuesit e shkollës dhe përfaqësues nga UNDP-ja.

Gjatë prezantimit përfaqësuesit e gjithë grupeve të interesit, ndanë me projektuesit problematikat që kishin në lidhje me çështje të caktuara si problemet në lidhje me mungesën e palestrës brenda në shkollë dhe një hapësirë dedikuar psikologut.

Kompania Arkimade do të marrë parasysh të gjitha kërkesat e paraqitura nga grupet e interesit në këtë dëgjesë publike.

Shkolla “Dhosi Liperi” është një nga 22 shkollat që do të rindërtohen nga programi BE për shkollat financuar nga Bashkimi Europian EU4 Schools./k.s/ /a.g/