ATSH/ Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora është artistja e fundit që i është bashkuar nismës “Një kafe si flutur”, që ka për synim luftimin e COVID-19, duke mbështetur institucionet shëndetësore me fondet e krijuara nga ky fondacion.
“‘Një kafe si flutur’ është një iniciativë për mbledhur fonde për institucionet shëndetësore në Kosovë, për të përballuar COVID-19. Rrini në shtëpi dhe ndihmoni institucionet shëndetësore në Kosovë”, shprehet Rita Ora në videomesazhin e saj.
Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë konstatuar edhe 79 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 362 numrin total të të prekurve, thuhet në njoftimin e përditësuar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.