Një rrebesh shiu i cili zgjati më shumë së një orë, pasditën e së mërkurës shkaktoi përmbytje në shumë rrugë e lagjë të qytetit të Librazhdit. Një ditë më pas ende në të gjithë qytetin duken pasojat e stuhisë ndërsa grupet e terrenit po punojnë për të pastrimin. Ndërtimi i pritave përgjatë lumit Shkumbin shpëtoi zonën industriale nga përmbytja, por këtë hërë ishin ujërat e përrenjve që dolën nga shtrati dhe shkaktuan dëme në disa shtëpi.
Për gati 2 orë u bllokua edhe qarkullimi në aksin kombëtar Elbasan Librazhd. Rënia e gurëve nga shpati i malit në vendin e quajtur “kthesat e Murrashit” bllokoi tërësisht rrugën ndërsa vazhdohet të punohet për pastrimin plotësisht të saj.