Situata vijon të jetë e rënduar tek Infektivi, ku shumë pacientë të prekur me Covid-19 luftojnë me jetën.

Ditën e sotme gazetarja Anxhela Celibashi  po raportonte live situatën tek Infektivi, ku ishte dhe dëshmitare e një drame. Teksa gazetarja po raportonte situatën në sfond u dëgjuan britmat rrënqethëse të një gruaje, e cila mori lajmin e hidhur se kishte humbur njeriun e afërm.

“Dikush ka humbur njeriun e afërt, sapo humbi dikush njeriun e afërt” tha gazetarja teksa i dridhej zëri.

Në vendin tonë ditët e fundit janë shënuar shifra të larta të të infektuarve, ndërsa dje u shënua dhe numri rekord i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë me 501. Deri më tani në vendin tonë 559 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 24,206.