Zona e Petrinjës u godit dje në mesditë nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë. Deri më tani raportohet për 7 viktima, mes tyre dy fëmijë, 26 të plagosur dhe shumë banesa të shkatërruara. Dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Pasi policia konfirmoi se një vajzë 12-vjeçare humbi jetën në Petrinja, ndërsa nga Glina mbërriti lajmi për katër persona të tjerë të cilët humbën jetën si pasojë e tërmetit.
Tërmeti i së martës, goditi Kroacinë duke kaluar në gjendje shoku qytetarët e saj. Tërmeti i fortë u ndje edhe në Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe deri në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Në zonën e Petrinjës vijon operacioni i kërkim-shpëtimit.