Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq.
Spiropali u shpreh se në takim u diskutua për rëndësinë e rritjes së nivelit të angazhimit të qytetarëve dhe shoqërisë civile në konsultimet publike dhe në procesin ligjbërës.
“Komunikimi dhe kontributi qytetar do të intensifikohet duke i dhënë hapësirën e nevojshme çdo qytetari apo grupimi të angazhuar të bëhet pjesëmarrës në proceset vendimmarrëse përmes Këshillimit Kombëtar dhe Bashkëqeverisjes”, tha Spiropali.
“Këto procese janë tanimë pjesë e një Programi Transparence dhe konsultimi të vazhdueshëm me publikun përmes platformave qeveritare e të Kuvendit”, theksoi ajo.



























