Deputetja Rudina Hajdari, njëkohësisht kandidate e Nismës në Elbasan, vijon takimet elektorale në këtë qark. Ditën e sotme ajo ka qenë një një baxho në qytetin e Gramshit, ku nuk ka ngurruar të veshë përparësen e bardhë dhe t’i futet punës për të ndihmuar në prodhimin e djathit kaçkavall.

“Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, shprehet Hajdari.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria.

Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë.

Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë.

Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë