ATSH-DPA/ – Ekonomia globale do të pësojë një tkurrje me 3% këtë vit për shkak të koronavirusit dhe izolimeve, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e virusit, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Parashikimi shënon një lëkundje masive me 6,3% të vlerësimeve të mëparshme nga janari.
“Nëse pandemia zbehet drejt fundit të vitit dhe masat e kontrollit mund të hiqen, ekonomia do të zgjerohet me 5,8% në 2021”, informoi FMN, edhe pse paralajmëroi se situata është ende e paqartë.
FMN njoftoi se qeveritë duhet të zbatojnë masa thelbësore fiskale, monetare dhe financiare për të mbështetur familjet dhe bizneset e prekura dhe për të ndihmuar në zbutjen e goditjes nga virusi.