Ka shkuar në 30 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Mesohet se sot ka humbur jetën një 50-vjeccar nga Tirana.
Bëhet e ditur se viktima ishte prej disa ditësh i intubuar, ndërsa fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
Në spitalin e Infektivit ka pasur 6 shtrime të reja. Mbrëmë tek COVID 1 mbërritën dy urgjenca shëndetësore, nga Kruja dhe Tirana. Ndërkohë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” në terapi intensive mbeten dy persona. Kujtojmë se viktima e sotme, është mes personave më të rinj që kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë, ku më i riu ishte 43-vjeçari nga Kavaja.
(BalkanWeb)