Liverpooli do të tentojë të shtunën fitoren e tretë radhazi në kampionat. Djemtë e Jurgen Klopp do të sfidojë Nottingam Forest në transfertë, ndërkohë që trajneri gjerman komentoi shkarkimin e Steven Gerrard nga posti i trajnerit të Aston Villa-s në prononcimin për shtypin.
“Jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të ringrihet dhe të rikthehet edhe më i fortë. E kam njohur gjatë këtyre shtatë viteve te Liverpooli, edhe pse nuk jemi takuar shpesh me njëri-tjetrin për arsye të ndryshme.
Sot në mëngjes patëm një bisedë të shpejtë me njëri-tjetrin. Mund ta imagjinoj që është i zhgënjyer, duke pasur parasysh ambiciet që ka. Sigurisht që shkarkimi nuk është një ndjesi e bukur, por nuk duhet të shqetësohemi për Stevie.
Ju e njihni atë më mirë se unë. Ai gjithmonë është ringritur, jam i bindur se do të bëjë përsëri. Shumë trajnerëve të mëdhenj u është dashur të largohen nga klubet e tyre në të kaluarën, për arsye të ndryshme, por ata kanë mësuar, kanë gjetur një ambient tjetër dhe janë rikthyer të bëjnë mirë”, deklaroi Klopp.
Top Channel