Bibë Dodë Qokaj, oficeri i Policisë Kufitare në Drejtorinë e Durrësit, nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19, në Turqi, ku ishte nisur për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar.

Trupi i pajetë i Qokajt është sjellë mbrëmjen e djeshme me avion në Rinas dhe sot 55 vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit. Të afërmit e tij kanë njofojnë se për shkak të pandemisë, duhet të respektohen masat anti-Covid.

“Një yll shkeputet sonte nga shtëpia e madhe e fisnike e Pal Mark Elezit të Currajve të Epërm.

Ora 22.00 Rinas. Dhimbje dhe lot, e pabesueshme por e vërtetë, një avion Çarter sjell nga Stambolli trupin e pajetë të oficerit të policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj.Kjo sëmundje e pabesë e shekullit u tregua e pamëshirë me djalin tonë 55 vjeçar.

Sa njerëz prite e përcolle në Portin e Durrësit prej 20 vjetësh me buzëqeshjen tënde fisnike e sonte veshe në zi Rinasin e Durrësin. Biri i familjes fisnike tē Pal Mark Elezit të Mirashmarkajve Curraj i Eperm Nikaj – Mertur , nipi i Prek Pal Qokaj “që nuk iu ngri manxerrja në dorë në Zeledinë”.

Eh more Bibë djali veshe Curraj e Nikaj – Mertur e  Palq në zi, lot e dhimbje për të ritë tënd e për shpirtin tënd të bardhë e të dlirë. Të qoftë i lehtë dheu vëlla, kumbarë dhe shok i mirë Bibë Dodë Qokaj”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit.

129116558_3640149699384995_8567735776617842758_n.jpg