Një mjet tip Skoda Fabia i vitit 2015 është shkrumbuar nga flakët në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë.

Shkaqet e djegies së mjetit nuk bëhen ende me dije, ndërsa News 24 shkruan se ai ishte marrë me qira në Rinas nga një turist i huaj. Nuk dihet arsyeja pse turisti që kishte paguar dhe kishte marrë me qira mjetin nuk ka njoftuar Policinë.

Ka qenë një banor i zonës ai që kur ka parë mjetin të digjej ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka identifikuar mjetin dhe turistin që e kishte marrë atë në pronësi.

Menjëherë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, pasi në momentin kur policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ai nuk ka qenë aty.

makina-e-djegur.jpg

makina-e-degurw3.jpg