Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Llatja në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak bëri thirrje për shtim të masave nga ana e qytetarëve, por edhe respektim të këtyre masave nga bizneset. Llatja tha se strukturat e bashkisë do të vijojnë kontrollet, por edhe sensibilizimin e qytetarëve.
Shtimi i rasteve me covid në radhë të parë rrezikon shëndetin e qytetarëve, por edhe rëndon ekonominë. Në lidhje me këtë Këshilli Bashkiak miratoi disa masa të tjera lehtësuese ndaj bizneseve.
Konktrollet për respektimin e masave të sigurisë anticovid do të nisin edhe në të gjitha institucione, pasi zbulimi i rasteve të fundit kishin të bënim pikërisht me punonjës institucionesh dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën.