Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Strumicës në Maqedoninë e Veriut.
Disa persona, familjarë të një viktime që dyshohej se kishte humbur jetën për shkak të COVID-19 kanë hyrë me dhunë në spital dhe e kanë marrë trupin e të vdekurit me gjithë krevat.
Drejtori i spitalit të Strumicës tha se gjithçka i ngjante një filmi horror, ku një grup prej 20 personash u futën në spital dhe e nxorën viktimën me gjithë krevat.
“Stafi i spitalit nuk mundi të bënte asgjë pasi ishte një grup i madh. Drejtuesit e spitalit iu shmangën incidentit ndërsa rastin e paraqitën në polici”, ka deklaruar ai.
Viktima ende nuk ishte testuar për koronavirus por bazuar në simptomat dhe gjendjen e rëndë shëndetësore, mjekët dyshojnë se ai ishte i infektuar.
Testimi i viktimës për COVID-19 do të bëhet me asistencë të policisë, pasi familjarët nuk do të mund ta varrosin atë pa lejen e institucioneve përkatëse.newsbomb