ATSH/ Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombёtar tё Ushqimit në Gjirokastër do të vijojë me intensitet inspektimet dhe monitorimet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

Kështu theksoi sot drejtori e AKU- Gjirokastër, Armand Hilaj, i cii u prit në një takim nga prefekti i qarkut, Astrit Aliaj.

Hilaj u shpreh se “janë kryer inspektime për garantimin e sigurisë ushqimore në subjekte që ushtrojnë aktivitete në afërsi dhe brenda institucioneve arsimore me qëllim mbarëvajtjen e vitit shkollor 2020-2021”.

Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim mbarëvajtjen e punës dhe realizimin me sukses të detyrave për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në qark edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.

Në përfundim, Prefekti i qarkut ofroi mbështetjen e tij institucionale për detyrat e caktuara që do të kryhen në vazhdimësi dhe për zgjidhjen e problematikave të ndryshme./k.s/j.p/