Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë pasoja të mëdha në vend.

Bëhet me dije se reshjet e shumta të shiut në Lezhë kanë shkaktuar shëmbje dherash në disa zona, Torovici, Balldre, në lagjen Varosh, në Rrëshen dhe në Fan.

Mësohet se ky fenomen rrezikon disa banesa të cilat gjendjen pranë zonave në fjalë.

Sakaq, niveli i ujit në lumin Drin ka rënë me rreth 40 cm. Ndërsa bëhet e ditur se ka një tërheqje të konsiderueshme të ujit dhe nga tokat bujqësore të përmbytura.

Screenshot_2.pngScreenshot_3.png