Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se sot dhe nesër do të bëhen testime për COVID-19 edhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ Instituti Kombëtari shëndetësisë publik të Kosovës (IKSHPK) bën me dije se testimi do të bëhet prej orës 9:30 deri në 13:00.

 

Kjo masë ëhstë marrë për të përë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi në Kosovë ditëtë e fundit është shënuar një rënje e rasteve me Covid.

Postimi i plotë:

Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parrandalimin e COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.

Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:

1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.