Gjatë një Forumi me Gazetarët e Mediave Lokale e atyre Qendrore në Elbasan, u diskutua me shqetësim rreth situatës së krijuar vitet e fundit në Mediat shqiptare, ku një pjesë e kronikave dhe informacioneve që i përcilken opinionit publik ju jepen të gatshme nga Qeveria qëndrore dhe vendore, si edhe nga të gjitha institucionet shtetërore.

Drejtuesi Furumit të Mendimit të Lirë z.Mentor Kikia, që moderoi këtë Forum, shprehu shqetëtësimin e ligjshëm për situatën e krijuar. Sipas Kikisë, Demokracitë shemben aty ku kërcënohen mediet, aty ku censurohet fjala e lirë dhe aty ku gazetarët shihen si armiq dhe jo si mbrojtës të interesit publik.

Ndërkaq gazetarët e Elbasanit nga ana e tyre gjatë këtij Forumi u shprehën se Rënia e besimit të publikut tek media është bërë sot një nga temat më të nxehta të debatit publik global. Skepticizmi dhe dyshimi ndaj medias dhe rolit të saj në shoqëri aktualisht ka arritur në nivele të papara që nga koha e lindjes së shtypit. Pra në rastin e Shqipërisë jemi në situatën e një vendi me liri të pjesshme dhe që ka një media pjesërisht të lirë.

Në këto kushte dhe si rrjedhojë nuk mund të pritet që media të ketë besimin e plotë të publikut. Sondazhet hedhin dritë dhe konfirmojnë praninë e trysnisë që ushtrohet nga politika në drejtim të medias. Politika sot ndikon më shumë tek mediat sesa mediat tek politika dhe kjo situatë duhet të marrë fund duke kontribuar i gjithë komuniteti i gazetarëve .