Avokati i Donald Trump, Joseph Tacopina thotë se ish-presidenti amerikan nuk ka kryer “asnjë krim” dhe ka “zero” mundësi që ai të marrë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Përmes një interviste për NBC News këtë pasdite, Tacopina tha se Trump ishte “fillimisht i tronditur” nga vendimi i një jurie të madhe në Manhattan për ta paditur atë dhe beson se vendimi është një “padrejtësi”.

Sipas  avokatit Tacopina, rasti “vë në rrezik sundimin e ligjit për të gjithë amerikanët”.

I pyetur nëse Trump do të dorëzohej vullnetarisht, ai tha se ekipi i tij ligjor po “përpunon drejt asaj logjike”, por ai nuk do të “burgoset” në resortin e tij në Florida Mar-a-Lago.

Top Channel