Sot është 63-vjetori i lindjes së aktores së humorit shkodran, ‘Mjeshtres së Madhe’ Drande Xhaj.
Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe Teatri Migjeni në Shkodër përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ata i urojnë edhe 100 vite të lumtura dhe me plot sukses.
Drande Xhaj, lindi më 13 Qershor 1957. Filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin “ Migjeni“ në vitin 1978. Gjatë rreth 41 vitesh, Dana , interpretoi në 140 premiera me Estraden e Shkodrës. Dana e quan veten me fat që ka interpretuar përkrah mjeshtrave të medhej të humorit shqiptarë, si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Bisnik Çinari etj.
Dana, ka interpretuar në dy filma të Kinostudios ” Shqipëria e Re” , “Thirrja“ dhe “Shokët tanë të mirë“ dhe në katër telekomedi. Dana ka drejtuar dhjetra koncerte të ndryeshme, para tre vitesh ka interpretuar në monodramen e Fadil Krajës “ “Vajza me kukull“.
Dana është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh“ nga Presidenti i Republikës. Është “Mirënjohja e qytetit“ në Shkodër. “ Qytetare Nderi“ në Malësinë e Madhe dhe Komunës Gruemirë. Është fituese e çmimit “ Aktorja më e mirë “ në Festivalin Kombëtarë të Komedisë Shqipe në Mitrovicë , në vitin 2014, 2015. Dana, edhe pse ne pension, vazhdon të jetë aktive në skenën e teatrit “Migjeni” dhe jo vetëm.
burimi (news bomb)