Sot do të nisin në Tiranë testimet e shpejta për pacientët, të cilët dyshohet se janë të prekur nga Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se janë 100.000 teste të shpejta.

Ndër të tjera në postimin e saj ministrja shkruan se ata që duan të bëjnë testin, rezervimin duhet ta bëjnë pranë mjekut të familjes.

“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të sigurt.

100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.

Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes,” shkruan Manastirliu.