Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ditën e sotme zgjatjen e masave anti-COVID, pa afat.

Pas mbledhjes, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se masat që do të mbeten në fuqi janë të njëtat.

 

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur afati i masave të caktuara në aktin normativ të mëparshëm, përfundon sot.

Kufizimi i lëvizjes dhe i aktivitetit të bareve dhe restoranvete do të jetë prej orës 22:00 deri në 06:00.

Pjesë nga deklarata e Komitetit Teknik:

Po përvijon intensiteti edhe për faktin e masave, të cilat janë të thjeshta në dukje, por që janë të rëndësishme për t’u zbatuar. Ora policore ka treguar një ndikim.

Komiteti i Ekspertëve sot vendosi për t’i vijuar me këto masa

Ndalohen grumbullime me mbi 10 persona, mbledhje partiake, konferenca, festa, ceremoni mortore. 22:00-06:00 do të jetë fasha e kufizimi, edhe për baret e restorantet përveç delivery. Shkollat do të vazhdojnë online. Masat do të jenë në fuqi pa afat. Dhe do të monitorohet situata.