Një 47-vjeçar nga Spanja është gjetur i vdekur në tualetin e një hoteli në Karavasta të Divjakës. Sipas policisë dyshohet se “47-vjeçari F.C. nga Spanja ka dëmtuar veten me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën”.

Viktima është gjetur në tualet nga shoku i tij po spanjoll, 41-vjeçari O.V. i cili ka deklaruar në polici se “47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush”.

41-vjeçari, shoku i dhomës së viktimës, është shoqëruar në polici për sqarimin e të gjitha rrethanave ngjarjes.

Ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/