ATSH/ Në spitalin universitar të Traumës, ku janë përqendruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale, vijon puna pa u ndalur në këtë situatë të pazakontë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi sot se “me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë”.

Në situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, që prej 20 marsit Spitali Universitar i Traumës mbetet në vijën e parë të frontit në shërbim të shëndetit të popullatës. Ekipet mjekësore me profesionalizmin e spikatur dhe kultivuar ndër vite, ashtu sikurse të gjitha burimet njerëzore të spitalit janë në funksion dhe gatishmëri të plotë./k.s/j.p//r.e/