Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë ditës së sotme kanë kryer 502 inspektime dhe monitorime si pjesë e taskforcës antiCOVID. Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve janë dhënë dy masa administrative në biznese ushqimore për mosrealizim të detyrave të lëna. Një tjetër masë administrative është dhënë në një biznes, për mungesë të kushteve higjieno-sanitare, si dhe është bërë bllokimi i subjektit deri në zbatim të gjithë detyrave të lëna nga trupa inspektuese.
Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 25 mostra për monitorim të qumështit si dhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide. Edhe grupet inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan vijojnë çdo ditë kontrolle të imtësishme ne të gjithë Qarkun e Elbasanit, ndërkohë që janë këshilluar edhe disa biznese për respektimin e protokollit anticovid. Ndërkohë që duhet theksuar se AKU do të vazhdojë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes të shëndetit të konsumatorëve.