ATSH/  Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 442 inspektime si pjesë e Taskforcës antiCovid, për zbatueshmërinë e protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së virusit COVID-19.

Gjatë inspektimeve në biznese ushqimore janë dhënë 20 paralajmërime , për mospërmbushje të detyrimeve si rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, higjienizim të ambienteve, rinovim të planeve 3D etj

Më kërkesë të vetë një subjekti ushqimor është bërë asgjësimi i sasisë prej 30.850 produktesh ushqimore.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 36 mostra kryesisht në monitorim të qumështit

Monitorimet nga Task-Forca janë të përditshme duke këmbëngulur në zbatimin të protokolleve të sigurisë, për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19

AKU vazhdon punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit./k.s/