Janë trishtuar të gjithë këtë mëngjes nga humbja e beftë e ndarja para kohe nga jeta e politikanit, diplomatit Marko Bello, pasi nuk e përballoi dot sëmundjen e covid. Marko Bello, u nda në Turqi në moshën 59 vjecare.

Shumë njerëz as nuk e morën vesh se ishte sëmurë, por menjëherë pas shpërndarjes së lajmit, mesazhet për të kanë qenë të panumërta. Politikanë, gazetarë, intelektualë, njerëz të panjohur, janë bërë të gjithë bashkë, majtas e djathtas, për të dhënë mesazhet e tyre të ngushëllimit për këtë figurë publike, që vec bashkonte njerëzit.

Erion Kristo

E kam dashur Marko Bellon. Do më mungojë. Humori, analiza, finesa e tij. Mik i emisionit Bardhazi dhe i medias. Diplomat dhe politikan i shkëlqyer. Ngushëllime bashkëshortes dhe familjarëve, si dhe miqve të dashur. Është shumë e pabesueshme se si një njeri aq sportiv si ai të shuhet. Por ky virus po bën gjëma.

Besnik Mustafaj

Një shqiptar i mirë, një diplomat plot dinjitet, një politikan me integritet të lartë dhe një mik shumë i çmuar prej 45 vjetësh. Ky ishte Marko Bello për mua. RIP i paharrueshmi Marko!

Agron Duka

Një lajm i hidhur, i pa besueshem edhe në këtë vit të mbrapsht. Miku buzagaz, bashkëpuntor i kohëve të vjetra dhe sfidave të reja, ishte një vlerë e shtuar në jetën e secilit prej nesh që kemi pasur fatin të ndajmë me Markon momete jete.

Një humbje e madhe për sferën tonë publike, të cilës do t’i mungojë angazhimi i një intelektuali aktiv si Profesor Marko. Ngushëllimet më të ndjera familjes Bello, i jam pranë në këtë dhimbje tronditëse. Lamtumirë Marko. I paharruar kujtimi yt!

Arben Malaj

Nje lajm I trishtueshem per familjen  miqte dhe koleget e Markos. Marko ishte i vecante per humorin qe krijonte perhere sidomos kur te tjeret ishin te merzitur apo pesimist. Prehu ne paqe I dashur Marko! Ngushellime familjes!! Te qofte I lehte dheu I vendit tend qe I sherbeve me aq dashuri.

Petro Koçi

Nje lajm i kobshem ikja jote Marko! Na preve krahet. Shok qysh ne Gjuhet e Huaja e pastaj si koleg ne grupin parlamentar te PS. Diplomat, pedagog, politikan e mbi te gjitha shok me nje buzeqeshje tere jete! Lamtumire!

Lisen Bashkurti

Lamtumire Marko Bello. Humbja e Marko Bellos, nje dhimbje e thelle per familjen, shoqerine dhe mbare Shqiperine. Veshtire te pershkruash nje njeri si Marko, tek i cili bashkoheshin cilesite me te mira njerezore, intelektuale e patriotike. U preht ne paqen e amshuar!

Aleksander Biberaj

HOMAZH PER MIKUN MARKO BELLO! Shqiperia humbi nje qytetar fisnik, intelektual, profesor, diplomat, politikan i shkelqyer, perfaqesuese i social-demokracise shqiptare!  Te dashur miq, Sot ne mengjes morem nje lajm shume te trishtuar per ndarjen nga jeta te Marko Bellos, nje qyterar fisnik, diplomat karriere, intelektual, profesor.

Gerti Shella

Ne 22 shtator ishim së bashku i dashur Marko Bello dhe nuk arrij ta besoj që nuk je më mes nesh sot. Jam i pikëlluar nga lajmi tragjik. Jetove duke u bazuar tek vlerat dhe duke u përpjekur veç për mirë. Të prehesh në paqe mik i mirë. Ngushëllime të sinqerta familjes

Astrit Patozi

Me Marko Bellon jemi njohur, kur asnjëri prej nesh nuk merrej me politikë, ndaj edhe nuk kishin shumë arsye për të pasur mosmarrëveshje dhe, aq më pak, për t’u grindur. Pak vite më vonë koha apo fati na vendosi në dy anët e kundërta të barrikadës. Dhe kjo jo vetëm nuk e cënoi miqësinë, por jam i sigurt se e shtoi mirëkuptimin dhe respektin midis nesh.

Kam bindjen se merita kryesore për këtë lloj marrëdhënieje, që haset kaq rrallë në viset tona të ashpra, i takon atij. Sot mësova me trishtim se Marko u nda nga kjo botë, pas një beteje të gjatë me armikun e padukshëm, të cilin ende një pjesë prej nesh nuk e pranojnë se ekziston.

Ndoshta ikja e parakohshme e një shqiptari të njohur dhe të mirë mund të shërbejë që kjo shoqëri ta marrë pak më seriozisht këtë pandemi të flamosur, që nuk po kursen askënd.

Anila Basha

Nje lajm tragjik qe ne mengjes. Per mua si gazetare, ka qene nje mik i jashtezakonshem, nje mesues i mire, nje politikan gjithmone pozitiv, nje njeri i shkelqyer. RIP Marko Bello.