Përdorimi i internetit dhe teknologjisë sot është një nga trendet e përhapura në gjithë botën. Lehtësisht fëmijët të moshave të ndryshme mund të bien pre e mashtrimeve dhe rrezikshmërisë që u vjen nga interneti. Përdorimi i telefonave personalë, të prindërve apo hyrja në qendra interneti është lehtësisht e aksesueshme për ta dhe jo pak herë lindin edhe konflikte fizike mes tyre.

Shqetësimi buron nga çdo prind dhe sipas psikologëve janë këta të fundi që kanë në dorë parandalimin. Psikologia Arlinda Shella, shpjegoi se prindërit duhet të kontrollojë kohën që fëmijët e tyre qëndrojnë në rrjete sociale, youtube apo videolojëra të ndryshme. Mbi të gjitha, ata duhet të mbajnë në vëzhgim limitet, informacionin apo gjithçka shohin fëmijët në internet.

Ndërkohë që qytetarët e Elbasanit vënë theksin tek familja, prindërit nuk duhet t’ua lënë telefonin fëmijëve për të qëndruar vetë rehat.

Psikologët pohojnë se është shumë e rëndësishme që të dy prindërit të përfaqësojnë një front unik, teksa ata duhet ta kuptojnë seriozisht problemin dhe duhet të bien dakord për një qëllim të përbashkët.