Tentativa për të vjedhur një farmaci me një pistoletë lodër nuk ka shkuar ashtu siç duhet për një 30-vjeçare kosovare.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Prizrenit rreth orës 19:00 të ditës së sotme.

E pajisur me një maskë të Covid-19 vajza u fut në farmaci dhe nën kërcënimin e një arme lodër tentoi të merrte xhiron e ditës.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Ismail Kryeziu pronarja e një barnatores ka raportuar për një rast të vjedhjes, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një femër viti i lindjes 1990, e cila ka qenë me maskë dhe një armë lodër”, thuhet në njoftimin e policisë së Prizrenit.