Presidenti i SHBA Donald Trump në një konferencë që ka mbajtur para stafit të tij dhe mbështetësve, ka deklaruar fitoren dhe përgatitjet për festë, ndërkohë që një numër i madh votash janë ende pa u numëruar.
Disa republikanë të lartë dhe komentatorë konservatorë kanë shprehur alarmin për komentet e pabazuara të Trump, siç i kanë quajtur ata deklaratat e presidentit të SHBA dhe njëherësh kandidat i republikanëve për një mandat të dytë.
Duke folur në ABC News, ish Guvernatori i Neë Jersey dhe këshilltari i Trump Chris Christie e quajti fjalimin e presidentit një veprim të gabuar, trategjik e politik. “Është një vendim i keq strategjik,” tha ai, ndërsa shtoi “Është një vendim i keq politik.”
Rick Santorum, ish senator republikan nga Pensilvania, tha se ai ishte “shumë i dëshpëruar” nga komentet e Trump. “Përdorimi i fjalës mashtrim … Unë mendoj se është e gabuar,” tha ai për CNN.
Dhe Ben Shapiro, një komentator dhe kritik konservator i Trump, shkroi në Tëitter duke i quajtur komentet “thellësisht të papërgjegjshme”.
Momentalisht, sipas përditësimeve të fundit mediave amerikane, Joe Biden ka fituar 238 vota elektorale nga 270 që duhen për të fituar, ndërsa Donald Trump ka 213 vota elektorale.
Me dy kanddidatëve ka një diferencë të ngushtë votash në total. Biden kryeson me 49.8% të votave në krahasim me 48.6% të votave të Donald Trump. E përkthyer në shifra, janë: 67,008,947 vota për Joe Biden dhe 65,327,774 për Donald Trump.newsbomb