Tik tok është aplikacioni që është kthyer në rrjet social me më shumë përdorues nga e gjithë bota. Tik tok është një aplikacion për shpërndarjen e vidiove funny në internet dhe zotrohet nga një kompani kineze. Përdoruesit e saj mund të xhirojnë video, të montojnë dhe të ndajnë me të tjerët fragmente 15 sekonda të ditës së tyre. Këto fragmente mund të pasqyrohen me filtëra, muzikë, efekte special e shumë më tepër.
Si në cdo aplikacion tjetër përdoruesit mund të ndjekin njëri tjetrin, të pëlqejn postimet apo të komentojnë. Krahas problemeve dhe akuzave që tik tok ka pasur mbi sigurinë e të dhënave të përdoruesve dhe përmbajtjeve pornografike, kjo platformë mendohet të ketë 1,5 miliard përdorues aktivë nga gjithë bota, ku përqindjen më e madhe e zënë adoleshentët, ku nuk përjashtohen as ata shqiptarë, të cilët e kanë përqafuar shpejt këtë trend të ri, duke u bërë kështu pjesë e aplikacionit. Ka njerëz që talentet e tyre i kanë zbuluar në Tik tok.
Pandemia dhe karantimi rriti përdorimin e këtij aplikacioni duke përfshirë edhe personazhet e njohura, por cështja është sa të informuar dhe të hapur jemi ndaj këtij ekspozimi dhe sa e rrezikshme është përdorimi i këtyre apliacioneve të reja tek të rinjtë.
Siguria e fëmijëve është një nga shqetësimet kryesore që vijnë nga ky aplikacion, ku ekspozohen imazhe që lidhen me bullizmin, imitimin e shembujve negativë apo edhe me pamje pornografike. Ky aplikacion është përhapur edhe tek nxënësit e shkollave fillore duke ngritur kështu një shqetësim të madh për ekspertët dhe prindërit.
Aplikacioni ka fituar mjaft popullaritet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, duke u bërë platforma e parë kineze e mediave sociale që fiton kaq shumë vëmendje nga përdoruesit jashtë vendlindjes. Sipas kompanisë së analitikës, Sensor Toëer, u shkarkua 315 milion herë në tre muajt e parë të këtij viti, më shumë shkarkime se çdo aplikacion tjetër në histori. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke shqyrtuar mbylljen e qindra aplikacioneve kineze, përfshirë tik-tokun. Këtë fakt e ka bërë me dije Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili gjatë një interviste për mediat amerikane tha se “mbyllja e mundshme e aplikacioneve kineze në mediat sociale po merret shumë seriozisht”.