Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (2 korrik) në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit rreth orës 19:30 dhe sipas hetimeve të para, policia thotë se nëna dhe dy vajzat e saj janë vetëflijuar.

Report TV mëson se kanë humbur jetën Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 34 vjeçe, ndërsa në gjendje të rëndë është  Blerta Josifi 34 vjeçe. Nëna dhe dy vajzat kanë qenë dëshmitare të jehovait. Policia thotë se ngjarja është raportuar në polici nga vëllai i Zhanetës, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes, ndërsa vajzat ishin të arsimuara.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .