Banorët e fshatrave Lukaxhi, Qerret dhe Budan, më në fund do të kenë mundësi të lidhen me rrugë me qendrën e Njësisë Administrative Labinot Mal. Agjencia e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Elbasanit ka nisur hapjen e kësaj rrugë për të bërë të mundur lëvizjen normale të këtyre banorëve, të cilëve u duhej 90 minuta për të dalë në qendër të njësisë. Tashmë rruga e re do të shkurtojë distancën dhe të bëjë të mundur një lëvizje normale sidomos në raste të problemeve shëndetësore kur banorët duhet të shkojnë në Qendrën Shëndetësore.
Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja pa nga afër nisjen e punimeve për hapjen e kësaj rrugë të re ndërsa garantoi se ajo do të përfundojë shumë shpejt dhe do të jetë në dispozicion të banorëve të këtyre fshatrave të Labinotit Mal.
Kryetari i Bashkisë garantoi se pavarësisht kushteve të pandemisë puna në shërbim të qytetarëve vazhdon sin ë fshat ashtu edhe në qytet.