/ATSH/ Buxheti për mbështetjen financiare në bujqësi është rritur me 175% në vitet 2013-2020, krahasuar me periudhën 2007- 2012.

Kryeministri Edi Rama solli sot të dhëna konkrete që tregojnë se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, janë rezultate të politikave të reja orientuese dhe mbështetjes financiare që ka arritur në gati trefish.

“Mirëmëngjes dhe me këtë krahasim të thjeshtë, që tregon se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, janë rezultate të politikave të reja orientuese dhe mbështetjes financiare gati trefish nga qeveria të punës në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural në vitet 2007-2012 buxheti në bujqësi ishte 40 milionë euro, ndërsa në vitet 2013 -2020 ka arritur në 110 milionë euro.