Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se po ndërpret fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mes të pandemisë së koronavirusit.
Trump sqaroi se OBSH-ja ka dështuar në misionin e saj dhe e ka akuzuar atë për keq menaxhimin e situatës dhe mos mbulimin e saj.
‘Sot po udhëzoj administratën time që të ndalojë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përderisa është bërë një rishqyrtim për vlerësimin e rolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit’, tha Trump gjatë një konference me taskforcën e koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë.
‘Si sponsor kryesor i organizatës, SHBA-të kanë për obligim të këmbëngulin në përgjegjshmëri të plotë. Një nga vendimet më të rrezikshme dhe të kushtueshme nga OBSH ishte vendimi katastrofik i saj për të kundërshtuar kufizimet e udhëtimit nga Kina dhe kombet tjera’, tha ai.
Vendim, Trump e bëri të ditur gjatë një mbledhjeje me taskforcën e ngritur për Covid-19, në Shtëpinë e Bardhë./Fjala.al