/ATSH-ANSA/- Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Gjermanisë realizuan një bisedë telefonike ku diskutuan për turizmin pasi bota është goditur nga pandemia e koronavirusit.
Sipas burimeve diplomatike, kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoglu dhe homologu i tij gjerman, Heiko Maas, shkëmbyen mendime mbi procesin e normalizimit, si dhe çështje të BE-së dhe rajonale.
‘’Turqia ka realizuar telefonata diplomatike me 70 vende për t’i informuar ata në lidhje me infrastrukturën shëndetësore të vendit mbi pandeminë, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.
Turqia në një sistem certifikimi është një vend i sigurt për turizëm, në lidhje me masat kundër COVID-19, tha ministri Ersoy në një deklaratë të shkruar. /os/