Këto kanë qenë gabinat e dikurshme të akomodimit të turistëve në Gjinar të Elbasanit. Ajri i pastër, freskia dhe qetësia që fal natyra e kanë bërë këtë zonë të frekuentueshme në çdo stinë.
Po teksa gjithçka e kohës u shkatërrua, banorët tashmë po përpiqen të krijojnë bujtina dhe njësi akomodimi të përshtatshme për pritjen e turistëve.
Gjinari njihet sidomos për turizmin kurativ. Zona e pasur me pisha dhe ajër të pastër i shërben kryesisht atyre që kanë probleme me mushkëritë.
Nëse i shtojmë edhe ushqimin tradicional e bio të zonës duket se premisat e zhvillimit janë të mira.
Si një nga 100 fshatrat modele të zhvillimit Gjinari pritet të njohë një hov të mëtejshëm, pasi infrastruktura, sidomos e qendrës, le ende për të dëshiruar dhe përveç ipenjimit të banorëve të zonës nevojitet edhe dora e shtetit.
Elbasaninews.tv