Djegiet e mbetjeve të një fabrike poliesteroli kanë shkaktuar një katastrofë të vërtetë mjedisore sot në Elbasan.

Mbetjeve, që në fillim janë hedhur jashtë në natyrë, u është vënë flaka dhe tymi ka rrethuar të gjithë zonën.

Ndotja e ajrit në qytetin e Elbasanit është një shqetësim i përhershëm i banorëve, sidomos i atyre që jetojnë pranë ish-zonës industriale të Kombinatit Metalurgjik.

Ndotja e lartë është shkaktare e shumë sëmundjeve të rënda që kanë prekur qytetarët.

Me dhjetëra herë, ata kanë organizuar protesta, ku kanë ngritur shqetësimin për situatën alarmante dhe kanë kërkuar të merren masa urgjente për të ndaluar ndotjen.

Edhe pse është konsideruar zona më e ndotur në Shqipëri, askush nuk ka marrë masa për disiplinimin e industrisë së rëndë që funksionon në ish-metalurgji.

Së fundmi Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim për ndotjen në metalurgji subjekt hetimi do të jenë jo vetëm operatorët ndotës, por edhe institucionet shtetërore që nuk kryejnë detyrën.

 

Top Channel