Kryeministri Rama publikon pamjet e Agjencisë së Barnave dhe thotë se ajo ka tashmë standarde europiane.

Rama përmes një video të shpërndarë në profilin e tij, bën një krahasim me gjendjen e mëparshme të Agjencisë kur në qeveri ishte Partia Demokratike.

“Mirëmëngjes, dhe me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si ishte në kohën e atyre që sot duan të rikthehen se u shkatërrua shëndetësia, e si është sot, pas rindërtimit nga themelet, me mjedise e laboratorë të standardeve europiane për kontrollin e cilësisë së ilaçeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=240059644024160&extid=gkJA3m2nwBlOM1zv