Më mijëra vetë janë evakuuar në Ukrainë në zonat pranë digës Kahovka, sulmi ndaj së cilës shkaktoi përmbytjet masive.

Ujërat e lumit Dnjepër kanë mbuluar me dhjetëra fshatra e situate pritet të përkeqësohet edhe më tej në vijim, duke ngjallur shqetësime për një katastrofë të mundshme katastrofë humanitare. SHBA-ja paralajmëroi për viktima, teksa Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra tjetrën për shpërthimin. Shtëpia e Bardhë e pohoi se ende nuk mund të thotë në mënyrë përfundimtare se çfarë e shkaktoi shkatërrimin e digës gjigande, ndërsa paralajmëroi se dëmi mund të ketë një ndikim shkatërrues në sigurinë energjetike të Ukrainës.

Kievi pretendon se shkatërrimi i digës, kontrollin e së cilës e ka pasur Rusia që prej fillimit të luftës, ka qenë përpjekje e Moskës për të penguar ofensivën e shumëpritur ukrainase. Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ky rast nuk do të ketë ndikim në kundërofensivën që po përgatitet.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent me kërkesë të të dyja vendeve. “Lajmet e fundit tregojnë se gjendja e njerëzve në Ukrainë vetëm sa do të përkeqësohet”, deklaroi zyrtari i lartë i OKB-së për Çështje Humanitare, Martin Griffiths. Banorë të Khersonit, ku kalon lumi Dnjepër, tashmë janë vënë në kërkim të territoreve me lartësi më të madhe.

Për shkak të vërshimit të ujërave, disa njerëz në zonë u detyruan ta kalonin natën në çatitë e shtëpive të tyre apo nëpër pemë. Llogaritet se të paktën 42 mijë vetë rrezikohen nga përmbytjet në këtë qytet.

Top Channel