Dita e sotme ka shënuar një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Bëhet me dije se dëbora dhe akulli ka mbizotëruar në zonat malore. Situta është përkeqësuar në zonat malore të Qarku të Dibrës.

Situata paraqitet serioze edhe në Korçë, ku nga temperaturat e ulta në rrugë ka krijuar prezencë dhe akulli.

Mësohet se se trashësia e borës ka arritur në 10 deri në 20 cm në Lurë dhe Arras, Selishtë, 10 deri në 20 cm në Trebishtë dhe Tërnovë, deri në 10 cm në zonën e Dardhës.