Ura e Kalivaçit në Lezhë, u shemb nga prurjet e shumta të ujit duke lënë disa fshatra në izolim.
Forcat e Armatosura kanë nisur menjëherë punën për rindërtimin e urës, e cila do të nxjerrë nga izolimi 1500 banorët e fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.
Ura do të jetë 21 metër e gjatë dhe fatmirësisht do të mund të kalohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.
Përmbytjet në vend kanë shkaktuar dëmtime në ura dhe shumë rrugë të qarqeve kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe banorëve.