Urdhri i Ministrisë së Shëndetësië për kufizimin e levizjes dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve hyn në fuqi sot dhe pas orës 22.00 këto aktivitete nuk do të lejohen.
Kështu, do të mbyllen për klientët nga ora 22.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit baret, restorantet, lokalet dhe fast food-et, dhe pas këtij orari do të lejohet vetëm shërbimi delivery.
Gjithashtu, edhe për lëvizjen e qytetarëve funksionon i njëjti rregull: nuk lejohet lëvizja pas orës 22.00, deri në orën 06.00 të mëngjesit. Përjashtim nga rreguli bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo dhe nevoja të domosdoshme. Këta persona, duhet të pajisen me autorizim për lëvizje në e-Albania.
Punonjësit e shëndetësisë, punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike, përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke pasur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë këtyre institucioneve të mësipërme.