Nga viti 2017 deri në 2020 përqindja e të rinjve që konsumojnë produkte të duhanit është rritur. Më të varurit duket se i përkasin grupmoshës 15-24 vjeç, pasi të dhënat tregojnë se konsumimi te kjo kategori është rritur nga 24-29%. Sipas ekspertëve, pirja e tij shkakton mbi 80 mijë vdekje çdo vit, ndërkohë që mjekja pneumologe, Silvana Bala, thekson se ka rreth 100 persona të shtuar çdo vit me sëmundjen e mushkrive, si pasojë e duhanpirjes.
Ndërkohë që qytetarët elbasanas për TV Skampa shprehen se përgjegjës për rritjen e numrit të duhanpirsve që në moshë të vogël është familja.
Në Shqipëri mbi 85 për qind e sëmundjeve të mushkërive dhe kancereve të të gjitha llojeve kanë si shkak duhanin. Mjekët e mushkërive thonë se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur duhanpirjen si një sëmundje mendore dhe trupore, që shfaqet me kancer të mushkërive për shkak të tymit dhe gjithë organeve të tjera për shkak të qarkullimit të gjakut.