Prej 13 vitesh Bide Mushaqi është e izoluar në shtëpinë e saj, teksa një sëmundje e rëndë e ka paralizuar. E moshuara jeton mes kushteve ekstreme të varfërisë, duke apeluar për ndihmë, për të lehtësuar sadopak traumën e jetës së saj

Pensioni nuk mjafton as për medikamentet dhe ushqimin e siguron vetëm nga shoqatat apo fqinjët. E lodhur, por jo e dorëzuar nga realiteti i hidhur për të, me të cilin jeta e ka sfiduar për vite me radhë, nënë Bide më shumë se kurrë kërkon mbështetjen e kujtdo që mund ta ndihmojë për të siguruar ushqim dhe për të lehtësuar sadopak traumën e jetës së saj.

Prej 7 vitesh, nënë Bide ka humbur edhe bashkëshortin, i cili ka qenë gjithashtu i paralizuar, ndërsa veç varfërisë dhe skamjes, kjo familje është debitore dhe në faturat e energjisë elektrike dhe në ato të ujit të pishëm.

Në Shqipëri mungojnë qendra shëndetësore, njëkohësisht azile për të moshuarit e sëmurë dhe pa asnjë kujdesje, që të paktën ditët e fundit të jetës ata t’i kalojnë denjësisht.

elbasaninews