Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi do të zhvillojë ditën e sotme një takim në Tiranë.

Me mbërritjen e tij, komisioneri do të dorëzojë edhe sasinë e parë të vaksinave Pfizer të mundësuara nga BE.

Bëhet me dije se Varhelyi do të zhvilliojë një takim me kryeministrin Edi Rma, nme të cilin do të ketë dhe një konferencë të përbashkët.

Mësohet se pas takimit me Ramën, komisioneri do të takohet edhe me kreun e PD, Lulzim Basha.

Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë. Ai sot do të sjellë 145 mijë vaksina Pfizer të financuara nga BE.