
Një avion me pasagjerë është rrëzuar në Somali, por për fatin e mirë, të gjithë personat në bord kanë mbijetuar.
Në mediat e huaja është publikuar edhe momenti i frikshëm kur gjatë procesit të uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Mogadishu, avioni me 34 persona doli nga pista dhe u përplas me një gardh.
Të 30 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit në fluturimin e brendshëm mbijetuan, sipas autoriteteve somaleze.
Top Channel



























